15:07 / 29.06.2021
Pele ka dy fjalë për Kylian Mbappen
Kylian Mbappe i ra e gjithë pesha e humbjes së Francës mbrëmë ndaj Zvicrës me penallti, me yllin e PSG, që humbi atë të fundit dhe i dha fitoren kundërshtarëve.
Momenti më i keq i karrierës për sulmuesin, që gjithsesi është në nisje të karrierës dhe do ketë mundësi të rikuperojë në të ardhmen.
Natyrshëm mërzitja e tij ishte e madhe mbrëmë, por të shumtë ishin ata që e mbështesnin dhe inkurajonin të vazhdonte përpara. Një prej tyre ishte edhe legjenda Pele.
Ish-sulmuesi i Santos dhe Brazilit i thotë Mbappe të mbajë kokën lart sepse sot nis kapitull i ri. “Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër (sot) është dita e parë e një rrrugëtimi të ri”, shkruan Pele.























