Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për edicionin e tretë të "Autotrada Biennale në Prishtinë", do të flas, Vatra Abrashi, bashkëthemeluese e “Autostrada Biennale”.

Kurse, për ditën botërore të gazetarëve të sportit, do të flasin, Artan Muhaxhiri, gazetar i sportit dhe Edmond Thaçi, kryetar  i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Ndërsa, në lidhje të drejtpërdrejt, për hapjen e ekspozitës "I'm home, but far away" të artistit izraelit, Nir Alon, do të flas, Gazmend Ejupi, drejtor i "Paper Gallery".

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme