Haradinaj: 2 Korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike
BKT
Lajme

Haradinaj: 2 Korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar 2 korrikun përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se kjo datë do të mbetet ‘përgjithmonë në kujtesën tonë historike’.

“Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë. Ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë '111 Delegatët e Pavarësisë'. 2 Korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme