Kroos tërhiqet nga Kombëtarja gjermane
Futbollisti gjerman, Toni Kroos është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti përmes rrjeteve sociale.
“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë mundësi tjetër. Do të doja shumë që kjo të ndodhte derisa t’i zhvilloja 109 ndeshje ndërkombëtare dhe që ta fitoja këtë trofe të rëndësishëm, Evropianin. Sidoqoftë, unë e kisha vendosur qe një kohë të pensionohem nga Kombëtarja pas kësaj gare. Më është bërë e qartë qe një kohë që nuk do të ftohesha për Botërorin 2022 në Katar. Tash dua të koncentrohem totalisht në objektivat e mi me Real Madridin në vitet e ardhshme. Ndër të tjera, tash do të fokusohem edhe tek pauzat e dashura të verës, të cilat qe 11 vjet nuk ekzistonin për mua si lojtar i Kombëtares. Gjithashtu, si bashkëshort dhe baba, dua të jem në dispozicion edhe të gruas dhe fëmijëve të mi. Ishte një nder i madh për mua qe ta vishja këtë fanellë qe një kohë të gjatë. E kam bërë me nder dhe me pasion. Falënderoj të gjithë tifozët dhe mbështetësit që më kanë përkrahur me duartrokitjet e tyre. Dhe, faleminderit të gjithë kritikëve për motivin e dhënë. Në fund, dua ta falënderoj trajnerin Joachim Loew. Ai ka besuar në mua dhe më ka bërë lojtar të Kombëtares dhe kampion bote. E kemi shkruar historinë e suksesit për shumë kohë. Ka qenë nder për mua që të kontribuoja. I uroj fat dhe suksese trajnerit të ri, Hansi Flick. I juaji, Toni", ka shkruar futbollisti i Real Madridit në “Instagram”.























