Ministria e Mbrojtjes: Clark pritet nesër me nderimet më të larta ushtarake
BKT
Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Clark pritet nesër me nderimet më të larta ushtarake

Gjenerali amerikan Wesley Clark, nesër vjen në Kosovë.

Clark fillimisht do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes kur do të pritet me nderimet më të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme