Nga nesër qytetarët e Prishtinës furnizohen me Insulinë
BKT
Lajme

Nga nesër qytetarët e Prishtinës furnizohen me Insulinë

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë.

Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm.


MË SHUME NGA Lajme