06:21 / 07.07.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për ditën botërore të çokollatës, do të flas, Labinot Krasniqi, nga Pastiqeria “Matisse”.
Nita Bicurri, menaxhere e programit në NDI në Kosovë, flet për raporti "Deficiti demokratik në Kosovë: Pjesmarrja e plotë e grave".
Në biblotekën time, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas shkrimtari, Azem Deliu.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























