Deliu-Kodra: Kurti vjen në Kuvend për të recituar poezitë e tij
BKT
Lajme

Deliu-Kodra: Kurti vjen në Kuvend për të recituar poezitë e tij

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Kurti për qasjen ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, me theks të veçantë Marrëveshjen e Washingtonit.

Deliu-Kodra ka thënë fjalimi i sotëm i Kurtit në Kuvend është veç recitim i poezive të tij dhe se nuk flet për këtë marrëveshje.

“Kjo që pamë sot nuk është asgjë më shumë dhe më pak se një fraz e kryeministrit. Vjen në parlament për ta recituar poezinë e tij, për t’i shtyer agjendat e tij dhe flet për folklorin e tij, me folklorizmat për çështje madhore duke u treguar i pasinqertë me ata që kanë besuar e besojnë atë”, ka thënë ajo në Kuvend.

Deputetja e PDK’së, i ka thënë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës që të ftojë Qeverinë që të marrin pjesë në seancat e jo t’i injorojnë ato.

“T’i ftoni qeverinë që të jenë në sallë dhe t’i përgjigjen pyetjeve të deputeteve”, ka thënë ajo./Periskopi/


MË SHUME NGA Lajme