08:03 / 12.07.2021
Petkoviq sot e nesër në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.
Petar Petkoviq do të vizitojë Kosovën, derisa në vend do të qëndrojë deri nesër.
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit, transmeton Gazeta Express..
I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.
Kjo vizitë e Petkoviq në Kosovë vjen pak ditë para takimit që do të mbahet në Bruskel mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksanër Vuciq, presidentit serb.























