Kosnett: Qeveritë duhet zbatuar të gjitha vendimet e gjykatave
BKT
Lajme

Kosnett: Qeveritë duhet zbatuar të gjitha vendimet e gjykatave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot takim me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Kosnett në një deklaratë të lëshuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në facebook, thotë se nëse gjykatat e Kosovës të kenë sukses, vendimet e tyre duhet të zbatohen nga qeveritë.

“Me Presidenten e re të Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, përsëriti mbështetjen e SHBA për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur. Që gjykatat e Kosovës të kenë sukses, qeveritë duhet të zbatojnë të GJITHA vendimet e gjykatave. Vonesat e vazhdueshme kërcënojnë angazhimet e Kosovës për drejtësi të barabartë dhe sundim të ligjit”.


MË SHUME NGA Lajme