Rashford pritet të mungojë dy muajt e parë të sezonit
BKT
Sport

Rashford pritet të mungojë dy muajt e parë të sezonit

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford mund të mos luajë deri në fund të tetorit pasi vendosi të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në shpatull pas një dëmtimi.

Rashford i cili është 23 vjeçar, bëri një skanim të martën pasi u pengua nga problemi që e ka në shpatull që nga gjysma e fundit të sezonit 2020-21, përcjell Klankosova.tv.

U vendos që dëmi ishte aq i rëndë sa pushimi vetëm nuk do ta shëronte atë dhe United shpresonte që sulmuesi i Anglisë të mund të bënte operacionin menjëherë.

Sidoqoftë, kirurgu nuk është i disponueshëm deri në fund të korrikut.

Parashikohet që Rashford të mbetet për 12 javë jashtë fushës, gjë që do të jetë një goditje për planet e shefit të United, Ole Gunnar Solskjaer për fillimin e fushatës së re.

Lajmi doli në ditën që shoku i ekipit të Rashford në Angli, Jadon Sancho kishte kontrollin mjekësorë pas transferimit në Manchester nga Borussia Dortmund, raporton BBC.