13:45 / 21.07.2021
Kuvendi pa kuorum, shtyhet votimi i marrëveshjes me Bankën Europiane
Kuvendi i Kosovës nuk ka as sot kuorum për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se pika për “Ratifikimi i amandamentitmit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10” do të shtyhet për më vonë.
“Vitimi 08/L006 për ratifikimin e amandamentitmit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 Për shkak që prapë mungon kuorumi këtë pikë do ta shtyjmë më vonë”, tha Bogujevci.























