Haradinaj: GJND legjitimoi përpjekjet tona historike

Haradinaj: GJND legjitimoi përpjekjet tona historike

Haradinaj tha se Kosova aspiron në rrugën euro-atlantike me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 11-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i dha të drejtë Kosovës për pavarësi, tha se ky institucion legjitimoi përpjekjet tona historike dhe të drejtën tonë për shtet.

Statusi i plotë:

Kosova e 17 Shkurtit, në tërësinë e saj të plotë territoriale dhe rregullimin e brendshëm unitar është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon!

Njëmbëdhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Mendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona.

Ne aspirojmë në rrugën euro-atlantike. Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së. Kemi punuar shumë, por duhet të vazhdojmë edhe më tutje, të qasemi me kujdes dhe vendosmëri, në detyrat që kemi përpara, deri në realizimin e qëllimet tona.

RH

 

 


MË SHUME NGA Aktuale