Shqyrtohet Projektligji për të Drejtat pronësore të shtetasve të huaj
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 22.06 dhe 28.06.2021;
3. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021;
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-013 për të Drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupcionit;
6. Të ndryshme;
Vendi: N303 Koha: 10:00























