14:02 / 26.07.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Edita Pozhegu, këshilltare për komunikim strategjik në Ministrinë e Ekonomisë, do të flas për Forumin solar të Kosovës.
Ndërsa, në lidhje të drejtpërdrejt, Kaltërina Misini zyrtare per informim ne Handikos dhe Rudina Lushaku, flasin për fushatën senzibilizuese të Handikos.
Dren Shala, "Big Scoop", flet për akulloren, shijen e çdo vere.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























