Vitia: 26 persona që i mbijetuan aksidentit në Kroaci kthehen sot në Kosovë

Vitia: 26 persona që i mbijetuan aksidentit në Kroaci kthehen sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka dhënë informacione mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti që ndodhi të dielen në Slavonski Brod ku si pasojë mbetën të vdekur 10 persona dhe janë lënduar mbi 40.

Vitia tha se 26 persona që i mbijetuan këtij aksidenti tragjik do të kthehen sonte në Kosovë.

Ai theksoi se 15 të lënduar vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spital, dy prej të cilëve janë në intensive dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Ministri Vitia ka falënderuar personelin shëndetësor dhe autoritetet kroate për angazhimin në rastin e të aksidentuarve.

“Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkëatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë. Për momentin në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkëatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intenzive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë”.

“Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjatë ditës së sotme priten edhe lirime të tjera. Falenderime pafund personelit shëndetësor ne spital dhe autoriteteve kroate për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në ndihmën e ofruar për bashkëatdhetarët tanë”.