Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Se çfarë duhet të dijmë para se të nisim depilimin me laser, do të flas, Aida Obertinca Kosumi, estetiste.

Për epikën gojore shqiptare në Harvard, flet, Prof. dr. Zymer U. Neziri, epikolog.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga atelia e piktorit, Esat Valla.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.