Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit dhe vazhdimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërsa seancë e re, e rregullt do të mbahet të hënën e javës së ardhshme. Këto i bëri të ditura ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se të hënën do të diskutohet për 100 ditët e qeverisë Kurti, inicim i partisë së tyre.