Abdixhiku: Fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne
BKT
Lajme

Abdixhiku: Fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjatë ditës pati diskutime përmbajtësore me kandidatët për kryetarë komunash si dhe kryetarët e degëve të LDK-së, anembanë Kosovës.

Abdixhiku tha se vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh të LDK-së është pika që bashkon, e që i bën të dëgjojnë të gjitha problemet ditore që kanë qytetarët.

“LDK e ka potencialin intelektual dhe programor që t’i jap zgjidhje çdo sfide, çdo qyteti apo fshati ku jetojnë qytetarët e Kosovës. Padyshim që fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne, me angazhimin tonë të përditshëm e të pandalshëm. Na priftë e mbara!”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që ka mbetur edhe pak kohë deri në zgjedhjet komunale, të cilat padyshim do të sjellin shumë ndryshime në vend.

Mbetet të shihet se si do të dalë Lidhja Demokratike e Kosovës nga këto zgjedhje duke pas parasysh rezultatin që pati në zgjedhje nacioanle e që ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që prisnin.

LDK u rendit si parti e tretë me një përqindje mjaftë të ulët.

Ndryshe nga LDK veçse janë konfirmuar shumë prej emrave të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa sonte është konfirmuar edhe kandidimi i Sibel Halimit, për Kryetare të Ferizajt.

 


MË SHUME NGA Lajme