Haziri: LDK-ja nuk ka nevojë të sillet si LVV-ja sa ishte në opozitë
BKT
Lajme

Haziri: LDK-ja nuk ka nevojë të sillet si LVV-ja sa ishte në opozitë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij si opozitë nuk është me asnjërën palë dhe se dallon si nata me ditën nga partitë tjera.

Në një postim në Favebook, ai ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë të sillet si LVV-ja apo partitë tjera sa ishin në opozitë.

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!”, tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.


MË SHUME NGA Lajme