Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për fillimin e ditëve të diasporës në Ferizaj, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Xhemile Murati, drejtore e drejtorisë për Kulture,Rini dhe Sport.

Njohësi i fushës së mjedisit, Prof. Zeqir Veselaj, flet për ditën e tejkalimit të tokës.

Adrian Berisha, drejtor për Kulturë në Komunën e Prishtinës, në lidhje të drejtpërdrejt, flet për: Prishtina sfidon të nxehtit këtë vit përmes "Akull N'verë".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme