Vazhdon propaganda serbe për të dëmtuar shtetin e Kosovës 

Vazhdon propaganda serbe për të dëmtuar shtetin e Kosovës 

Në rrjetin social facebook, profilet me emrin “Kosovo i Metohija” dhe “Sterpce Srbija” kanë postuar lajmin e rrejshëm kinse në muret e Kishës se Shën Apostolëve Perti dhe Pavle e cila ndodhet në fshatin Brod të Shtërpcës, me datë 21 - 22 Korrik 2021, janë shkruar/vendosur grafite “UÇK”, “AKSH” dhe kinse i është bërë një “X” (iks) kryqit të vendosur në pjesën e lartë mbi derën hyrëse në kishë.

Në fakt, disa grafite janë shënuar në këtë kishë në vitin 2012, mirëpo të njëjtat propagandohen se janë paraqitur së fundmi.

Strukturat serbe, janë duke vazhduar përpjekjet e tyre propagandistike dhe dezinformuese për të nxitur urrejtje ndëretnike dhe njëkohësisht duke viktimizuar komunitetin serb që jeton në vendin tonë, ta paraqesin shtetin e Kosovës si vend ku serbët janë të rrezikuar dhe nuk ofrohet siguri për komunitetet.

Persona të cilët bashkëpunojnë me shërbimet serbe të inteligjencës, janë duke u munduar ta aktualizojnë këto grafite propaganduese që nuk dihet nga kush janë shkruar as në vitin 2012.


MË SHUME NGA Aktuale