Tërmet në Kosovë

Tërmet në Kosovë

Një tërmet është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Kosovë.

Tërmeti thuhet se ka pasur epiqendrën në Maqedoninë e Veriut.

Shkalla e tërmetit ka qenë 3.3 Rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti, sipas Euro-Med Siesmoligical Center, thuhet të ketë qenë në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut-Serbi, 27 kilometra larg Shkupit.