10:25 / 02.08.2021
LIVE - Seanca, debatohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të hënën për të debatuar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.
Përveç kësaj, deputetët pritet të zgjedhin edhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe zgjedhjen e tri anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ndërkohë, pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.























