SPERTK kërkon transparencë në përzgjedhjen e bordit të RTK-së
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së Kryesia e SPERTK-së, kërkon transparencë të madhe në procesin e përzgjedhjes së bordit të RTK-së, duke përfshirë; intervistimi i kandidatëve të Bordit të ri të transmetohet direkt në RTK dhe në media të tjera.
Kërkesë
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, konkretisht nga anëtarët e Komisionit për Media, të na njoftojnë për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së.
Si Sindikatë kërkojmë që të jemi pjesë e këtij procesi si vëzhgues.
Ne do t'i ndjekim nga afër zhvillimet dhe procedurat që do të ndiqen për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet e Agjencisë Britanike, ne do të ndërmarrim hapa konkretë ligjorë.
Sindikata kërkon transparencë të madhe në këtë proces: intervistimi i kandidatëve të Bordit të ri të transmetohet direkt në RTK dhe në media të tjera.
Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 02.08.2021























