Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur rreth kujdesit ndaj luleve gjatë sezonës së verës e ftuar do të jetë Lorentina Sherifi nga lulishtja "Buçaj".
Ndërsa, për të folur për edicionin e dytë të "Alba Festival", për përgaditjet rreth këtij festivali të ftuar do të jenë Mimoza Lekaj, Organizatore si dhe Adem Morina, Producent ekzekutiv i festivalit.
Në lidhje direkte do ta kemi historianin Muhamet Malaj.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























