Matoshi boton librin e ri “Gdhendje drite”

Matoshi boton librin e ri “Gdhendje drite”

Publicisti, Halil Matoshi ka botuar librin e ri “Gdhendje drite”. E Agron Gashi recesionist, ka shkruar se ky libër vjen si mnemos artistik për jetën dhe vdekjen, luftën, paqen, lirinë, si një baladë.

Postimi i plotë:

“Fjala krijon dhe krijohet. Fjala t’bân!”Kjo është një ndër maksimat poetike prej nga mund të hyhet në poezinë e Halil Matoshit. Fjala e krijon domethëniet dhe domethënia krijohet nga poeti. Poeti gjithmonë bahet përmes poezisë e kujtohet përmes saj. Libri Gdhendje drite vjen si një mnemos artistik për jetën dhe vdekjen, luftën, paqen, lirinë, si një baladë për dashurinë dhe elegji që provon ta përthekojë dhimtën e madhe të poetit deri në revoltë.Gdhendje drite, kontekstualisht ruan konstantat me krijimet e mëhershme, tekstualisht, kur motivohet nga situatat e rënda, ajo shpërfaqet si një ecje nëpër tehe, tamam si nëpër një ëndërr të keqe, si dikur kur autori ishte peng lufte dhe ëndërronte lirinë. Kjo është shenjë e një projeksioni semiotik me premisa për të ngritur ngadalë një sistem të opusit letrar. Kështu, Matoshi krijon filozofinë kompozicionale të librit e të librave, aty ku vetëm gjuha është individuale (në variant), por artikulimi është universal.Poezia e Halil Matoshit báhet natyrshëm contra rrymës ideologjike dhe frymës së narracioneve të mëdha, të cilat mjeshtërisht kthehen në metafora, elipsa, ironi e paradokse. Referencat për ngjarjet, njerëzit dhe fenomenet tashmë të njohura, jo vetëm te ne, risemantizohen nga vargu në varg, duke dhënë shenja edhe interzhanrore. Autoreferencat shpërfaqen kur autori thur sagën familjare, aty ku gdhenden çastet e vogla për dashuni të mëdha.Prandaj, Halil Matoshi, me Gdhendje drite, edhe kur rrëfen, ruan figurën; edhe kur përshkruan, ruan stilemën; edhe kur evokon të kaluarën, ruan të mundshmen aristoteliane.