​Kapen 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

​Kapen 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sot ka zhvilluar një operacion në Prishtinë në lagjen “Velania”, me ç’rast janë identifikuar 22 shtetas nga Shqipëria me qëndrim të parregullt në Kosovë.

Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç’rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e depërtimit të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Shkeljet sipas Ligjit për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë lëmosh-kërkues dhe muzikantë rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore, si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Kosovë.


MË SHUME NGA Nacionale