Diplomati amerikan: Në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme?
aportuesi për Kosovën për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Peter Beyer, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.
Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 Korrik në Shkup.
“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman.
Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për çështjet transatlantike, foli për bisedimet Kosovë-Serbi.
Ndërsa ish i dërguari amerikan për Ballkanin, James O’Brien, aktualisht zëvendëskryetar i “Albright Stonebridge Group”, foli për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, gjë për të cilën në Prishtinë nuk është se po flitet.
“Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Koosvë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat. Unë sapo e nxorra një thashethem për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Nuk dua që dikush të mendojë se unë jam në dijeni për diçka, por kjo duket si mundësi.”, ka thënë O’brien























