Kuvendit do t’i rekomandohet shkarkimi i anëtarit të KGjK-së, Muharremi
BKT
Lajme

Kuvendit do t’i rekomandohet shkarkimi i anëtarit të KGjK-së, Muharremi

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit për Legjislacion, kryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi tha se kanë marr vendim për t’i rekomanduar Kuvendit shkarkimin e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGjK), Driton Muharremi, pas publikut të përgjimeve.

“Sot komisioni për legjislacion brenda përgjegjësive kushtetuese e ligjore që ka dhe në përpjekje për të ruajtur integritetin pavarësime dhe paanshmërinë e sistemit tonë të drejtësisë mori vendim me unanimitet të plotë që ti rekomandoj seancës shkarkimi e zotit Muharremi”, tha Rrustemi.


MË SHUME NGA Lajme