Drejtori i ATK-së takon Ambasadorin e Hungarisë
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Sh.T. József Bencze sot ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës dhe ka mbajtur takim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.
Vizita e ambasadorit Bencze ishte me qëllim që të shikohen mundësit e thellimit të bashkëpunimit mes dy shtetëve-përkatësisht dy administratave tatimore, në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të punës, të cilat do të përmirësonin funksionimin e aktiviteteve tatimore, si dhe do të rrisnin rezultatet në punë.
Përmes këtij takimi është propozuar që Administrata Tatimore e Kosovës dhe ajo e Hungarisë të kenë Memorandum Bashkëpunimi në fushat me interes të të dyja vendeve.
Vlen të theksohet se Kosova ka Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital me Hungarinë, e cila është në fuqi që nga 1 janar 2015.























