23:35 / 06.08.2021
Krasniqi: Ramiz Lladrovci është kandidat i PDK-së në Drenas
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së.
“Është një situatë që unë e kam trashëguar, por që deri tash kam diskutuar me të gjithë, qëllimi është i thjeshtë, çështjet personale, hatërmbetjet janë më pakë të rëndësishme, sesa organizimi i të gjithëve që është Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci është kandidat i PDK-së, kjo ka qenë edhe e pacenueshme dhe e pakontestueshme “, tha Krasniqi në Prime Time në Kanal10.
Ndryshe dega e PDK-së në Drenas përkrah kandidatit, Driton Ajazin për kryetar të Drenasit.























