Shkarkime në Kongresin Pan-Shqiptarë Amerikanë
Në një njoftim për media, Kongresi Pan-Shqiptaro Amerikan, ka bërë të ditur se në takimin e mbajtur me 5 Gusht 2021 ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Bordit z. Bleron Baraliu dhe Drejtorin z.Ukë Lushi.
Por një ditë pas shkarkimit të tyre, në profilin e tij në fcb, Bleron Baraliu ka postuar një njoftim tjetër me llogon e Kongresit Pan-Shqiptaro Amerikan ku njofton se Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (The Pan-Albanian American Congress, Inc.) njofton se ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj.
“Z. Ceka dhe z. Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse”, thuhet në këtë njoftim i cili në fund nuk asnjë nënshkrim.
Në vazhdim janë të postuara dy njoftimet për media të lëshuara nën llogon e po të njëjtës organizatë, njëra e lëshuar me 05 Gusht 2021 dhe tjetra me 06 Gusht 2021. Press Release Kryetar Bruno Ceka Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptaro Amerikan në mbledhjen e jashtëzakonshme të saj të mbajtur të enjten, 05 Gusht 2021, nën udhëheqjen e kryetarit të saj, z.Bruno Ceka dhe në prezencën e 10 (dhjetë) drejtorëve të saj dhe 3 (tre) joprezentë, duke u bazuar në nenin V Seksioni IV “shkarkimin” e nënligjeve dhe rregullores të Kongresit Pan Shqiptarë Amerikanë, me shumicë votash prej 9(nëntë) për dhe 1(një) kundër shkarkoi nga detyra si Sekretar dhe Drejtor i Bordit z.Bleron Baraliu dhe Drejtor i Bordit z.Ukë Lushi.

Shkarkimi hyn në fuqi menjëherë. Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kongresit Pan- Shqiptarë Anerikanë, duke u bazuar në agjendën e pastër të saj, me qëllim për të vazhduar punën dhe detyrimet që i ka ndaj anëtarësisë së saj dhe veprimtarinë fisnike për të promovuar interesin e përbashkët, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe të popullit shqiptar, gjithmonë duke u mbështetur në rregullore dhe nënligjet e saj, nuk do të lejojë rrëmbimin dhe shkeljen e punës së saj nga individë të caktuar dhe për qëllime dashakeqe.
Dezinformatat, thashethëmet, fjalët e liga, pengimi i punës dhe mundi i gjithë Bordit, por në veçanti të kryetarit të saj z. Bruno Ceka, janë dëshmi e fortë që puna e Kongresit Pan-Shqiptarë Amerikanë është në rrugë të drejtë dhe detyron për angazhim edhe më të madh për një vazhdimësi edhe më të fortë për ngritjen e këtyre vlerave. Për fat të keq, sot jemi dëshmitarë i një rrëmbimi të egër të tillë, i një abuzimi të paskrupullt në detyrën e postit në mirëmbajtjen si administrimi i faqes së medias sociale facebook, nga tanimë ish- drejtori i saj z.Ukë Lushi dhe ish- sekretari i saj, Bleron Baraliu, ku pa autorizim, me shkelje brutale të rregullores dhe nënligjeve të Kongresit Pan-Shqiptarë Amerikanë, ata haptazi përdhosën këtë rregullore, duke u paraqitur në emër të Bordit të Kongresit Pan-Shqiptarë Amerikanë për të përhapur dezinformata të pabaza.
Kongresi Pan-Shqiptarë Amerikanë dhe Bordi i saj do të vazhdojë me angazhimin dhe detyrimet që i ka marrë dhe për çdo aktivitet që do të ndërmarrë në të ardhmen, si gjithmonë, do të informojë publikun e gjerë.
Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptarë Ametikanë: kryetar: Bruno Ceka, arkëtar: Gëzim Rushiti, nënkryetare: Shpresa Xhakli, : Vullnet Dervishi, drejtor: Genc Mulliqi, drejtor: Ilir Rusi, drejtor: Pranvera Selenica, drejtor : Dr.Rifat Latifi, drejtor: Ruzhdi Gjokaj, drejtor: Dr. Sylejman Çelaj.
Ndërkaq në vazhdim po e postojmë edhe njoftimin, i cili nuk përmban asnjë emër në fund të cilin e ka postuar një ditë më vonë Bleron Baraliu në faqen zyrtare, në facebook të Kongresit Pan-Shqiptarë Amerikanë, për të cilën, siç thuhet në njoftimin më lartë e ka pëtvetësuar jashtligjshëm ai së bashku me z.Ukë Lushi: Njoftim për publikun dhe media: Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (The Pan-Albanian American Congress, Inc.) njofton se ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj. Z. Ceka dhe z. Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse. Z. Ceka pa miratimin e organeve të Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan ka autorizuar transaksione nga thesari i organizatës, duke përfshire pagesa për z. Martin Vulaj; kurse z. Vulaj ka sjellë donacione të korporatave dhe individëve pa qartësuar cilat janë kërkesat e tyre për influencë apo përfitime nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan. Bordi njofton komunitetin shqiptaro-amerikan që me datën 12 shtator 2021, në Nju Jork, do të organizojë tubimin për Kongresin e Përgjithshëm të organizatës. Për vendin dhe kohën e saktë do të informoheni sëshpejti. Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
























