Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Erzen Zyberaj atlet, i cili fletë për "SFIDA NË VRAPIM “PËR KOSOVËN”.
Po ashtu mysafir do të jetë Ardian Bajraktari
Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, i cili na tregon më shumë rreth sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt është Sihana Klisurica -menaxhere, e cila na tregon për GALERIA 17” NJË HAPËSIRË E RE PËR ARTIN NË KRYEQYTET.
Drejtpërdrejt nga Prizreni do të jenë AKTIVITETET E FESTIVALIT “DOKUFEST”
DITA E KATËRT E DOKUFESTIT.
ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË?
Na informon Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























