Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19,

Ai sot në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto përmes të cilës ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.

“Vaksinohu! Bashkëiadalim”, shkruhet në foton që ka publikuar ai, e ku paraqitet një person duke u vaksinuar.

Kujtojmë që Kosova së fundmi po regjistron një numër më të lartë të rasteve të reja të infektuara me koronavirus, krahasuar me muajt e fundit, kur gjendja me pandeminë ishte më e qetë.

 


MË SHUME NGA Lajme