COVID-19 prish shfaqjen e Emmy Awards
BKT
Kulturë

COVID-19 prish shfaqjen e Emmy Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy e caktuar në datën 19 Shtator 2021 do të zhvillohet në një ambient të hapur për shkak të frikë së rritjes së rasteve të infektimeve me COVID-19.

Fillimisht ceremonia që realizohet në Los Anxheles do të zhvillohej në ambiente të mbyllura me një pjesëmarrje të kufizuar të personazhëve të famshëm, por tashmë gjithçka do të organizohet teatrin e njohur të Microsoft në një hapësirë të madhe me çadra.

Ndryshimet erdhën pas diskutimeve me ekspertët e shëndetit dhe sigurisë në  Los Anxheles ku pritet të ketë edhe kufizime për numrin e të ftuarve në shfaqje që do të thotë se jo të gjithë të nominuarit do të marrin pjesë në çmimet e këtij viti, kanë deklaruar organizatorët.

Që prej muajit të kaluar në Los Anxheles, qytetin e dytë më të madh në SHBA u rivendos mbajtja e maskave në të gjitha mjediset e brendshme publike dhe bizneset për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Ndërkohë vitin e kaluar çmimet Emmy u zhvilluan në një sallë të zbrazët me kandidatë nga e gjithë bota që u bashkuan nga ekranet e videove nga shtëpitë e tyre.

Shqetësimet për variantin Delta janë bërë shkak edhe për shtyrjen e koncertit të Stevie Nicks në muajin Shtator, por edhe Festivalit të Xhazit në Nju Orlins që do të zhvillohej në Tetor.


MË SHUME NGA Kulturë