Shtohet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale
BKT
Lajme

Shtohet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 214 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Nga SHSKUK kanë thënë se 147 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

55 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 38 në atë të Pulmologjisë ndërsa 2 në Klinikën e Pediatrisë.

Njoftimi i SHSKUK-së:

12 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

147 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

139 me oksigjeno-terapi

5 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 55 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë


MË SHUME NGA Lajme