Zyrtare: LDK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë në tetë komuna
Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë Kryesia ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetarë të Komunave si në vijim:
- Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
- Armend Agolli - kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
- Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
- Mehmet Krasniqi - kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
- Bedri Zeqiri - kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
- Anduena Gllareva - kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
- Shkëlqim Jakupi - kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
- Bajrush Ymeri - kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.
"Kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së. LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës", thuhet në njoftimin e LDK-së.























