Skuadra promovuar në Premier Ligë mposht Arsenalin
BKT
Sport

Skuadra promovuar në Premier Ligë mposht Arsenalin

Brentfordi e ka bërë befasinë e madhe në ndeshjen hapëse të Premier Ligës duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të pastërt 2-0.

Skuadra e Mikel Artetas luajti pa dyshen sulmuese Aubameyang-Lacazette dhe nuk arriti ta imponojë lojën e vet.

Ishte Canos ai i cili e kaloi Brentfordin në epërsi në minutën e 22’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me lojë të bukur duke mos e lënë skuadrën e Mikel Artetas të dominojë lojën.

Madje ata e realizuan edhe golin e dytë me anë të Nurgaard në minutën e 73’ për t’i siguruar kështu tre pikët e para në elitën e futbollit anglez.