Llapi mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën
BKT
Sport

Llapi mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën

Llapi është fituesi i Superkupës së Kosovës në futboll. 

Klubi nga Podujeva e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-1. 
Gjatë nëntëdhjetë minutave ndeshja është mbyllur baraz 1-1, por Llapi ka fituar gjatë vazhdimeve. 
Prishtina ka shënuar e para. Ka qenë minuta e 66-të kur Oto John ka realizuar.
Llapi e ka barazuar rezultatin në minutën e 85-të. Festim Alidema është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka barazuar rezultatin.
Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja. 
Llapjanët i kanë dhënë edhe dy gola gjatë tridhjetë minutave. 
Fillimisht Valmir Veliu në minutën e 102-të dhe pastaj sërish Festim Alidema  dhe sërish nga penalltia, në minutën e 114-të. 
Gjatë ndeshjes tre lojtarë morën kartonë të kuq, dy të Prishtinës e një i Llapit.