09:51 / 18.08.2021
Daut Haradinaj: Mobilizim për Prishtinën e pastër
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Kompaninë e Pastrimit në Prishtinë.
Ai tha se kjo kompani e përbërë prej 800 punëtorëve, ka sfida të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme.
“Sot vizitova kompaninë e pastrimit dhe ndava disa momente me stafin dhe punëtorët e kësaj kompanie që ka në tërësi rreth 800 punëtorë.
Sfidat e tyre janë të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme.
Ju premtova përkrahje të parezervë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























