08:45 / 20.08.2021
Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të vaksinave nga SHBA-të
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga SHBA-të në një ceremoni të organizuar me rastin e arritjes së tyre.
Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në orën 15:00, njofton Ambasada Amerikane në Kosovë.























