Kosova, kampione e Ballkanit
BKT
Sport

Kosova, kampione e Ballkanit

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 në konkurencen e femrave ka arritur të fitoj titullin e Kampionit Ballkanik në beach volley.

Dyshja Finesa Sylejmani / Loresa Avdyli në finale kanë mposhtur dyshen tjeter nga Kosova Hasani / Idrizi të cilat garën e përfunduan në vendin e dytë.

Edhe në konkurrencen e meshkujve dy ekipe të Kosovës u ngjitën në podium. Dyshja Erion Bajrami / Ermal Maliqi arriti në finale të Kampionatit Ballkanik, ku në finale u takua me ekipin parë të Turqisë.

Edhe pse patën paraqitje të mirë në finale, Kosova u mposht nga Turqia.

Sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi të cilët “luftuan” deri në fund çka rezultoj që ata të fitojnë vendin e tretë.

Renditja përfundimtare femrat

1. KOSOVA 2

2. KOSOVA 1

3. SHQIPËRIA

Renditja përfundimtare meshkujt

1. TURQIA 1

2. KOSOVA 3

3. KOSOVA 1

Në fund të garës për ekipet fituese u ndanë kupa dhe medalje të cilat u ndanë nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagri Sakar, Kryetari i FVK Bahri Gjinovci, sekretari Valon Nikqi, Anëtari i Bordit Valon Xhafaj, Lorik Ilazi trajner i kombëtares A – femrat dhe Daut Jashari menagjer në Resortin Holiday.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron të gjitha ekipet për rezultatet e arritura në Kampionat.

FVK falenderon të gjithë ata që u angazhuan për mbarëvajtjen sa më të mirë të aktivitetit.