12:04 / 24.08.2021
VIDEO-Protestë para Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj
Venhar Isufi, RTK
Në Ferizaj është mbajtur protesta pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Protesta po mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.
Ndryshe kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ky akt makabër është dënuar rëndë edhe nga presidentja Vjosa Osmani.























