Bala: Viktima e Ferizajt kishte pësuar politraumë
Dyshohet se Marigona Osmani, ishte vrarë 24 orë para se të dergohej në spital. Sipas Nazlie Balës, keshilltare e ministres së Drejtësisë, raporti preliminar i autopsisë dëshmon se viktima kishte pësuar politraumë.
Duke folur për "Lajmet e Fundit" në RTK, Bala tha se rezultatet e para, por edhe bazuar në deklaratën e familjes, dyshohet se viktima 18 vjeçare ishte vrarë një ditë më parë.
Bala kritikoi qasjen e gjyqësorit ndaj rasteve të tilla dhe poashtu edhe deklaratën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
"KGJK dhe KP duhet të ndermarrin masa ndaj atyre që kanë neglizhuar këto raste tronditëse. Nuk është vetëm rasti i Marigonës, por edhe shumë raste të tjera. Ky rast duhet të jetë alarmi i fundit për institucionet shtetërore", tha Bala.























