Abdixhiku: Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tri ditë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tri ditë

Kryetari dhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus dhe shtimit të numrit të vdekjeve ditëve të fundit.

Abdixhiku këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ndër të tjera, ai ka thënë, se “Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiçgjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë”.

Me tutje kreu i LDK-së ka vazhduar reagimin se në raste te tilla nuk duhet se ta politizojmë ketë situatë sepse në beteja si këto, as që dua të marr ndonjë vote.

Abdixhiku ka thënë, se çka bëjnë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë se nuk merret me menaxhimin e situatës me çka merren ata aty.

Postimi i plotë:

Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tri ditë. Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiçgjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë. Katër të rinj e reja, në të njëzetat, janë shuar në tre ditë nga varianti i ri.

Nga një ditë zie e kemi çdo ditë.

Këtë gjendje shqetësuese s’mund ta normalizojmë. S’është normale. As ta politizojmë sepse në beteja si këto, as që dua të marr ndonjë votë. Por s’mund të sillemi sikurse nuk po ndodhë asgjë. S’mund ti kapërcejmë gjithë këto vdekje tragjike vetëm si numra qa na shpërfaqen në ora tre e gjysë.

Qeveria vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodhë; sikur asgjë s’kanë në dorë. 17 të vdekur pardje, 13 dje, 14 sot. E meqë s’po merren me pandemi, çfarë po bëjnë të gjithë aty? Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh dje e sot – në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë? Ekspozitat e pikturave të Hotelit Grand e simpoziumet gjuhësore – me të cilat duket se Kryeministri megjithatë gjenë kohë – mund të presin pak.

Në vend të tyre duhet të prijë. Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë ëngjes e mbrëmje me çdo kapacitet shtetëror vetëm me pandemi – në spitale, inspektoriat, polici e Qeveri. Barabartë me mijëra mjekë që po ballafaqohen me pandemi e me 24 mijë të infektuar që i kemi aktualisht, Asgjë tjetër s’ka sot më shumë rëndësi. Asgjë! 


MË SHUME NGA Lajme