Arsenali luan ‘tenis’ me West Brom, Burnley mund “Qymyrxhinjtë”
BKT
Sport

Arsenali luan ‘tenis’ me West Brom, Burnley mund “Qymyrxhinjtë”

Arsenali luan “tenis” me West Brom dhe kalon në raundin tjetër të EFL Cup. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 6-0 dhe Aubameyang ishte ai që “vodhi” skenën, me tre gola të shënuar.

Sulmuesi nga Gaboni shënoi dt golat e parë të ndeshjes, ndërsa Nicolas Pepe i çoi shifrat në 3-0 në fundin e pjesës së parë.

Arsenali nuk u ndal me kaq dhe Saka e Lacazzette realizuan edhe nga një gol, sikurse bëri edhe Aubameyang.

Më parë Burnley ka eliminuar skuadrën e Newcastle. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola dhe nga pika e bardhë e penalltisë miqtë ishin më të saktë dhe fituan 4-3 dhe u kualifikuan.