16:51 / 03.09.2021
Aktakuzë për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me inicialet I.G.
Prokuroria njofton se i pandehuri me inicialet I.G., ka kryer veprën penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.























