Vdes kompozitori i njohur, Riza Dolaku
BKT
Kulturë

Vdes kompozitori i njohur, Riza Dolaku

Në moshën 72-vjeçare ka vdekur kompozitori i njohur kosovar, Riza Dolaku.

Këtë e bën të ditur miq dhe familjar të të ndjerit me anë të postimeve në rrjete sociale.

Një ndër ta është kitaristi Afrim Macula, i cili ka thënë se “Të humbim një njëri si ty, është humbje dhe dhimbje e madhe, por vlerat e tua nuk vdesin kurrrë! Do të të kujtoj me mall gjithmonë”.

Pos Maculës, ka shkruar edhe këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi, i cili ka shkruar “Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!”, transmeton KK.


MË SHUME NGA Kulturë