​Ngjarjet e datës 13 shtator
BKT
Lajme

​Ngjarjet e datës 13 shtator

​Ngjarjet e datës 13 shtator 2021.

Akademia Diplomatike e Kosovës mban edicionin e shtatë të Shkollës Diplomatike. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 08:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Spitalit për Fëmijë. (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ora 10:00)

Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë, organizojnë aktivitetin “Rrypi nuk është për me m’rreh”, si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve RriteMeDashni. (Shesh qendra e qytetit “Korzo”, Pejë, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe. (Kabineti i Presidentes, ora 11:25)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (KQZ, ora 15:00) 


MË SHUME NGA Lajme